Tri grupe të reja muzikore, që po bëjnë emër vitete fundit në Evropë dhe përtej saj: ai gjerman „FIVA » nga Mynihu, « FIJUKA » nga Vjena dhe grupi i zviceranit Christian Tschanz, që ishin pjesëmarrës në Eurovizion me këngën «Au paradies», u duartrokiten gjatë në koncertin të tyre këtë fundjavë në Tiranë.
Bëhet fjalë për nismën e ambasadës gjermane, austriake dhe zvicerane në Tiranë në kuadër të aktiviteteve të Tetorit gjerman 2014, fansat e muzikës rep, pop dhe rock të kryeqytetit shijuan muzikën dhe performancën e tri grupeve, që sot janë ndër më të njohurat në Evropë. Muzika shërbeu përsëri si një magji, që bashkon njerëzit, brezat dhe i bën ata një komunitet përtej kufinjve, gjuhës, kombësisë.
Sic raporton DW nga Tirana, Nina Sonneberg, repistja e njohur gjermane, 36 vjeç, e lindur dhe shkolluar në Mynih, rrëmbeu duartrokitjet e publikut, kryesisht të rinj dhe të reja, me natyrshmërinë e interpretimit dhe gjallërinë e saj..
Dy muzikante, Ankathie Koi me origjinë nga Gjermania dhe Judith Filimonova u njohën para disa vitesh në Iniversitetin e Arteve në Vjenë, Koi vinte nga studimet në Mynih për këngëtare e muzikës klasike, Filiomonova studionte për kitarë bass. Të dyja i bashkoi vizioni i njejte i muzikës pop, si një kombinim mes anës së errët dhe humoristike të jetës. Nga ky vizion lindi grupi i tyre FIJUKA, që bëri të mundur realizimin e ideve dhe prirjeve të tyre artistike.
Judith Filimonova është e entuziazmuar nga pritja e publikut në Tiranë.
“Në Tiranë ka një interes të madh për muzikën eksperimentale. Me muzikën dhe interpretimin e grupit tonë FIJUKA dëshërojmë të themi “kemi diçka për këdo”..
Ngjyrat e koncertit “OctoPopRock” në Tiranë i pasuroi më tej interpretimi i Christian Tschanz nga Zvicra, që me muzikën e tij është bërë vitet e fundit shumë i njohur në Zvicër dhe në Evropë. Ai këtë vit ishte ndër finalistët ne Festivalin Europian të Këngës, Eurovizion, me këngën “Au Paradies”.