Rolf Erb, ish pronar i koncernit të njohur zviceran Erb, është dënuar me tetë vjet heqje lirie pa kusht. Gjykata e Qarkut e Winterthurit ia ka shqiptuar këtë dënim duke e shpallur atë fajtor për mashtrim masiv, falsifikim të shumëfishtë të dokumenteve dhe dëmtim të shumëfishtë të kreditorëve.
Grupi gjykues ka ndjekur në pjesën më të madhe kërkesën e prokurorisë, e cila kishte kërkuar dënim me 10 vjet burg. Ndërkaq, mbrojtja e Erb ka paralajmëruar tashmë ankesën, njofton drs.ch.
Trupi gjykues ka konstatuar se provat kanë dëshmuar se Rolf Erb, nga viti 1998 deri në vitin 2003 i ka manipuluar bilancet vjetore për të fshehur para bankave gjendjen e pashpresë financiare të koncernit.