Ka ndërruar jetë edhe një paciente e prekur me Covid-19 në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Lajmin e bëri të ditur Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi, në një postim në Facebook. Drejtoresha tha se viktima kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
https://www.facebook.com/besa.kuqi.87/posts/1917810198353414
Ndërsa, viktima tjetër është nga komuna e Klinës.
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se edhe një person nga fshati Shtupel i Klinës i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë.
Përmes një postimi në Facebook, Elezaj i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.
https://www.facebook.com/Zenunelezaj1963/posts/888255898329985
Viktima e fundit deri tani ka shënuar viktimen e tetë gjatë 24 orëve.