Një shpërthim zjarri ndodhi në një hotel në Odesa.
Tetë persona kanë vdekur nga zjarri dhe dhjetë të tjerë kanë shpëtuar.
Shërbimi për emergjenca kishte konfirmuar vdekjet dhe rastin e zjarrit. Sipas tyre zjarri ka shpërthyer pak pas mesnatës së 17 gushtit.
Sipas autoriteteve ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Shërbimi për emergjenca nuk ka treguar se sa persona gjendeshin në hotel në momentin e shpërthimit të zjarrit.
Në lidhje me këtë zjarr autoritetet kanë nisur një hetim në lidhje me incidentin.