Tetë raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë.
Ato rezultuan pas testimit të 2,133 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke u thirrur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në 24-orëshin paraprak, sipas njoftimit, 32 pacientë u shëruan.
Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 108.
Në total, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar 107,867 raste me koronavirus në Kosovë.
Prej tyre, 2,264 pacientë kanë humbur jetën dhe 105,495 janë shëruar.