Lëkura është pjesë e ndjeshme e trupit, sidomos nëse ekspozohet ndaj temperaturave të larta, përcjell albinfo.ch.
Andaj, kujdesi për lëkurën gjatë stinës së verës, duhet të jetë i shtuar.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri, për kujdesin e lëkurës së fëmijëve ndaj diellit duhet të përdorni produkte me faktor mbrojtës jo më pak se 20, dhe në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte rezistente ndaj ujit dhe djersës me faktor mbrojtës jo më pak se 50.
Për ta mbrojtur lëkurën gjatë verës, ndiqni këto udhëzime:
– Qëndroni në ambiente të freskëta gjatë intervalit kohor 10:00-17:00;
– Përdorni kapelë;
– Përdoreni kremin me SPF 50;
– Përdoreni kremin mbrojtës për lëkurën e fytyrës;
– Konsumoni sa më shumë ujë;
– Përdorni syze dielli;
– Qëndroni në hije;
– Vishni veshje të lehta.