Në prezantimin e kamionit të parë, Tesla befasoi me një superveturë të lansuar.
Një version të ri të modelit origjinal Roadster, i cili shpejtësinë prej 0 në 100 kilometra për orë e arrin për vetëm 1.9 sekonda. Shpejtësinë deri në 160 km/orë e arrin për 4.2 sekonda, ndërsa top shpejtësia e tij është 400 km/orë.
Me një mbushje të plotë vetura mund të arrijë 1000 kilometra distancë.
Një video e publikuar sot nga kompania e madhe e veturave elektrike tregon se sa e shpejtë është kjo veturë. Ajo pritet të dalë në treg më 2020.
Për ta blerë një të tillë, vetura kushton rreth 250 mijë dollarë.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=27&v=tw4jkyfY4HE