Sot ka pasur reagime nga Bashkimi Evropian pas tërmetit katastrofik me rreth 300 të vdekur në Marok, përcjell albinfo.ch.
“BE është e gatshme të mbështesë Marokun në këto momente të vështira”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nga G20 në Nju Delhi.
Numri i të vdekurve nga tërmeti i Marokut është rritur në 632, me 329 të lënduar, tha stacioni televiziv shtetëror i Marokut “Al Aoula”, duke cituar Ministrinë e Brendshme.
“Mendimet e mia shkojnë për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi dhe për shpëtimtarët e përfshirë në operacionet e kërkimit”, shtoi ai.


