Një tërmet i fuqishëm goditi sërish Kaliforninë mbrëmjen e të premtes. Lëkundjet e fuqishme u ndjenë thuajse në pjesën më të madhe të vendit, por epiqendra e tërmetit ishte në jug të Kalifornisë, pranë qytetit Ridgecrest.
Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se tërmeti ishte i magnitutës 7.1 ballë, më i fuqishmi që ka goditur SHBA-në në 20 vjetët e fundit.
Por tërmeti i fuqishëm është kapur ‘live’ edhe nga kamerat e televizionit CBS, transmetojnë mediat.
Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, dy drejtuesit e lajmeve janë tmerruar nga lëkundjet, ndërkohë që ishin duke raportuar ‘live’.