Tërmeti që ka goditur në natën në mes të të enjtes dhe të premtes ishullin grek Kos ka shkaktuar vdekjen e dy personave dhe lëndimin e rreth 120 të tjerëve. Epiqendra e tërmetit ka qenë në det, në mes të qytetit bregdetar turk Bodrum dhe ishullit grek, Kos. Sipas enteve sizmologjike, fuqia e tërmetit ka qenë 6.7 shkallë.
Mediat vendore njoftojnë se dy viktimat janë turistë nga Suedia dhe nga Turqia. Të dy janë goditur nga një mur që ishte rrënuar. Bëhet e ditur se në mesin e të lënduarve në Kos është edhe një pushues zviceran.
Ndërkohë, në Bodrum janë trajtuar rreth 70 veta që kanë pësuar lëndime të lehta..
Ende nuk ka ndonjë vlerësim për lartësinë e dëmeve materiale. Por konsiderohet se pasoja më mëdha ka pësuar ishulli Kos, ku dallgët e shkaktuara nga tërmeti shkaktuan një cunami, që shkatërroi brigjet dhe përmbyti hotelet.