Në kantonin Graubünden është dridhur toka për të dytën herë brenda 24 orëve, në ditën e parë dhe të dytë të vitit të ri, 2012.
Në natën në mes të të dielës dhe të hënës është shënuar një tërmet në rreth 15 km nga qendra e njohur turistike Davos, me forcë prej 3.5 shkallësh të Richterit. Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Sizmologjik i Cyrihut SED pranë universitetit ETH. Koha e saktë e dridhjes është ora 2.42 minuta pas mesnate, njofton drs.ch.
Sipas SED dridhjet janë hetuar edhe në regjionin e gjerë, ndërkohë që nuk është njoftuar për dëme materiale.
Në po këtë regjion, pasditen e të dielës, ditës së parë të vitit të ri, ishte regjistruar tërmeti me forcë prej 3.3 shkallësh.