Sot, në orën 12:30, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Tiranë, ka regjistruar një lëkundje tërmeti në veriun e Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar, dridhja e tokës është regjistruar në magnitudën 4.5 shkalla Rihter, me epiqendër në fshatin Vinjollë të Bashkisë së Matit, 13 kilometra në veriperëndim të Bulqizës dhe 17 km në juglindje të Burrelit.
Sipas informacioneve të marra nga Njësitë e Qeverisjes Vendore Bulqizë, Burrel, Klos dhe Peshkopi, nuk ka dëme në njerëz dhe banesa. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë lehtë në territoret e qarkut Tiranë, Dibër dhe Elbasan.
Specialistët e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave civile po mbajnë kontakte të vazhdueshme me të gjitha njësitë e qeverisjes vendore dhe strukturat e Shërbimit të Emergjencave Civile, Policisë dhe Zjarrfikëseve.