Një tërmet është regjistruar në Shqipëri pak minuta më parë.
Mësohet se një nga tërmetet ka qenë me magnitutë 3.4 ballë të shkallës rihter, ndërsa bëhet e ditur se epiqendra e saj ka qenë në Lezhë. Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm të shkaktuar nga kjo dridhje e tokës.