Dy tërmete jo shumë itëfuqishme kanë goditur të dielën në mëngjes Kosovën. Sipas Qendrës Sizmologjike të Mesdheut në orët e mëngjesit, kanë ndodhur dy tërmete të njëpasnjëshme, njëri në ora 09:14 dhe 09:17 minuta, ndërsa epiqendra ka qenë ndërmjet Prishtinës dhe Podujevës.
Por, siç raportojnë mediet në Prishtina, dridhjet janë dëgjuar edhe në rajonin e Vushtrrisë dhe Obiliqit, ndërsa fuqia e dridhjeve ka qenë 3.4 shkallë të Rihterit.
Në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit dridhjet e tokës janë të shpeshta. Vetëm vitin e kaluar kanë ndodhur disa dridhje, madje edhe më të fuqishme duke shkaktuar edhe dëme materiale në rajonin e Vushtrrisë dhe Mitrovicës.