Qendra e Tërmeteve në Alaska raporton se një tërmet me madhësi 5,0 magnitudë goditi Alaskën Jugore. Tërmeti u ndje nga njerëzit edhe në kryeqytet, Juneau.
Qendra thotë se tërmeti u dëgjua në orën 8:32 të mëngjesit, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Disa banorë të Junaut raportuan në rrjetet sociale për tërmetin. Një person ka postuar në Twitter: “Junau sapo u godit nga një tërmet … Unë në fakt e ndjeva atë. Shtrati im ishte duke lëvizur”.
Ndërkohë, nuk raportohet për dëme të konsiderueshme.
Tërmeti i fundit më i madhi që goditi Alaskan ndodhi në 30 nëntor, kur një tërmet me madhësi 7.1 magnitudë goditi Anchorage, përcjell albinfo.ch.