Në regjionin e Zug-ut, mbrëmë në orën 1.30 është shënuar një dridhje toke.
Sipas një komunikate të Entit Sizmologjik të Universitetit ETH të Cyrihut, tërmeti ka qenë i shkallës 3.5 të Richterit. Nga një shkallë e tillë zakonisht nuk priten dëme materiale ose në njerëz.
Por, shqetësimi është i kuptueshëm për faktin se vetëm para dy javësh një tërmet prej 4.2 shkallësh pati dridhur po këtë regjion.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 kilometra në juglindje të qytetit Zug.