Sipas Policisë, ajo tentoi t’i japë 50 euro ryshfet një polici në Merdar që t’ia mundësojë hyrjen në Republikën Kosovës pa vizë, përcjell albinfo.ch.
“PKK Merdarë, Podujevë 17.01.2025 – 18:10. Është arrestuar e dyshuara femër ruse shtetas e Rusisë, pasi që u kishte ofruar 50€ ryshfet zyrtarit policor që t’ia mundëson hyrjen në Republikën Kosovës pa vizë”, thuhet në raportin e PK-së.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.