Në Pukë prej 9 ditësh akset Fushë Arrëz-Kukës dhe Fushë Arrëz-Bajram Curri, shkruajn mediat e Tiranës.
Të kalueshme me zinxhirë segmentet Pukë-Shkodër, Pukë-Fushë Arrëz, Hadroj-Mirditë, ndërsa akset rurale të gjitha të bllokuara. Rreth 200 familje Iballë, Fierzë, Blerim, Qafë Mali e Qelëz kanë nevoja emergjente për ushqime.
Sipas raportimeve prezencë akulli në të gjitha rrugët e Kukësit dhe të gjitha komunat janë të bllokuara. Të bllokuara akset Krumë-Bajram Curri, Bajram Curri-Qafë Morinë, Kukës-Shishtavec, Kukës-Peshkopi dhe Kukës-Bushtricë.
Të kalueshme me vështirësi edhe me zinxhirë Kukës-Krumë, Morinë-Kalimash. Energjia elektrike mungon prej rreth një muaji në fshatrat e thella të disa komunave. Në Dibër me rrezikshmëri është qarkullimi në segmentin Peshkopi-Qafë Buall, pjesë e aksit nacional Peshkopi-Tiranë, ndërsa aksi Peshkopi-Librazhd ende i bllokuar.
Ndërkaq në Korçë janë të kalueshme me zinxhirë Qafa e Qarrit, si dhe akset Korçë-Dardhë e Korçë-Voskopojë, ndërsa të bllokuara komunat Lekas, Çlirim dhe Velçan. Ende nuk lejohet qarkullimi i kamionëve në aksin Kapshticë-Kozan.