Disa pjesë të Evropës janë duke përjetuar të nxehtit më ekstrem në dekadën e fundit. Temperaturat kanë arritur deri në 42 gradë Celsius.
Shtete të shumta kanë paralajmëruar qytetarët për rreziqe shëndetësore këtë javë, nëse temperaturat vazhdojnë të jenë të tilla.
Temperaturat e larta në Itali kanë ndezur zjarre, ndërsa dhjetëra qytete janë në alarmin më të lartë nga Ministria e Shëndetësisë.
Vala e nxehtë ka rritur edhe kërcënimin për thatësi të madhe.
Italia po përjeton temperaturat më të larta. Ato janë për dhjetë gradë Celsius më të larta se mesatarja e zakonshme për këtë periudhë të vitit. Në Sicili këtë javë, temperatura arriti 42 gradë Celsius.
Sipas Meteoalarmit, temperaturat e larta pritet të godasin edhe disa pjesë të Evropës Qendrore dhe Ballkanin.
Këto temperatura pritet të vazhdojnë të paktën deri të hënën.