“Skenari më i keq dhe i gabuar ndonjëherë mund të jetë krijimi i një Republika Srpska të re, gjë që nuk është në interesin e askujt. Ne nuk do ta pranojmë një rezultat të tillë”, tha Sarrazin në një intervistë për Euronews Albania.
Kësaj deklarate që s’i pëlqeu i është përgjigjur presidenti serb nga Sofja e Bullgarisë. Aleksandar Vuçiq tha se është interesant fakti që Sarazin thotë se nuk do të lejojnë Republikën Srpska të re në Kosovë, duke shtuar me ironi: “Kam menduar se e kanë vendosur serbët dhe shqiptarët, jo gjermanët”.
“Por është mirë që Manuel Sarrazin e tha publikisht, pasi gjermanët kishin vendosur tashmë për disa plane”, tha Vuçiq pa specifikuar më tej se për çfarë planesh ishin.Duke thënë se e vlerëson shumë Sarrazinin, Vuçiq i dha edhe një mesazh tjetër për Kosovën.“Nuk do të ketë as Kosovë të pavarur siç e planifikoni. Tani mirë – e kuptova mesazhin tuaj dhe shpresoj që edhe ju ta kuptoni mesazhin tim”, tha Vuçiq.