Smartphoni, të cilin së bashku me “Bentley” do ta prodhojë kompania britanike “Vertov”, kushton 10.700 £, një shumë e cila në tregun britanik mund t’i bleni 20 iPhone 6.
Edhe pse nga teknologjia nuk duket më i mirë se telefonat e tjerë të mençur, por është i veçantë ngase është bërë me dorë dhe mban nënshkrimin e prodhuesit të telefonit.
Smartphoni me dizajn të veçantë ka një logo me diamante “Bentley”.
Telefoni celular, i cili është quajtur thjesht “Bentley Vertlu”, nga jashtë është i mbështjellë me lëkurë të prodhimit titan.
Edhe pse pamja e tij nuk është për shijen e të gjithëve, versioni i mëparshëm i telefonit është shitur mirë në Rusi, në tregun aziatik dhe në Lindjen e Mesme.