Teatri i qytetit të Gjakovës prej sot do ta mbajë emrin e aktorit të madh “Hadi Shehu”. Vendimin e ka marrë Kuvendi Komunal i Gjakovës.
Aktori Hadi Shehu, është ndarë nga jeta në moshën 68 –vjeçare, në mars të këtij viti. Hadi Shehu u lind në Gjakovë, më 15 shkurt të vitit 1949 në Gjakovë. Ishte themelues i Teatrit Profesionist në Gjakovë dhe njëherësh dhe drejtor i këtij teatri deri në vitin 2007.
Përveç roleve të shumta të realizuara në teatër, Hadi Shehu ka luajtur në role kryesore në një numër filmash artistikë.