Njëmbëdhjetë tpersona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë zhdukur pas përmbysjes së një varke në shtetin amerikan të Misurit, kanë njoftuar mediat amerikane, përcjell Albinfo.ch .
“Moti i keq dhe erërat e forta ishin shkaku i incidentit. Shtatë persona po trajtohen në spital’’, tha polici Doug Radar për shtypin.
“Do të punjmë fort për ta vënë situatën nën kontroll’’, shtoi ai.
Erërat e forta dhe stuhitë kanë prekur zonën që dje në mbrëmje. Shpejtësia e erës ishte mbi 100 kilometra në orë.
Shumë pemë u shkulën dhe linjat elektrike u dëmtuan gjatë stuhive.