Tre lojtarët shqiptarë që luajnë për FC Luzern në Zvicër janë shpallur lojtarët më të mirë të kësaj skuadre për këtë vit. Lojtari më i mirë është shpallur mesfushori kosovar Hekuran Kryeziu i cili ka marrë 813 vota. Pas tij është renditur Jahmir Hyka me 651 vota, ndërsa në vendin e tretë është Migjen Basha me 645 vota.
Ishte gazeta zvicerane ‘20min.ch’, e cila ka hapur një sondazh 10 ditësh për ta zgjedhur më të mirin e Lucernit për vitin që lame.
Kujtojmë se futbollisti Hekuran Kryeziu është pjesë e Përfaqësuese së Kosovës, derisa interesim për të kanë shprehur shumë skuadra evropiane.