Në nëntor delegatë nga zinxhiri më i madh i shitjes me pakicë në Zvicër, Migros, votuan në favor të lejimit të 630 supermarketeve të kompanisë për të shitur alkool, duke hequr ndalimin 94-vjeçar të shitjes së pijeve alkoolike, informon albinfo.ch.
Fjala e fundit iu la organizatave rajonale të kooperativës së kompanisë dhe 2.3 milionë anëtarëve të tyre, të cilët do të japin ‘po’ ose ‘jo’ të shtunën.
Numërimi i votave do të fillojë të martën dhe rezultati do të shpallet në mes të qershorit.
Ndalimi i Migros për shitjet e alkoolit ka qenë në fuqi që nga viti 1928, kur themeluesi i kompanisë, Gottlieb Duttweiler, e miratoi atë për të mbrojtur shëndetin publik dhe për të luftuar kundër “industrisë së gjithëfuqishme të alkoolit”. /Albinfo.ch