Të shtunën në mesditë, në Gjakovë do të përurohet monumenti i heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Monumenti i financuar nga Komuna e Gjakovës dhe bashkatdhetari nga Zvicra, Gjergj Prenkoçaj, përurohet në vigjilje të Ditës së çlirimit të qytetit dhe ditëlindjes së heroit.
Skulptor i monumentit është Tal Istrefi dhe të shtunën do të vendoset në platonë e Parkut të Madh të Qytetit.