Të shtunën nga ora 16:00 do të zhvillohet finalja e Kupës së Diasporës.
FC Kosova Zürich si fituese e Kupës në Zvicër në bashkpunim me Unionin e Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër (UKSHFZ), Federatën e Futbollit Shqiptar në Gjermani (FFSHGJ) dhe Ministrinë e Diasporës RKS organizojmë finalen e Kupës së Diasporës.
Në këtë finale do ndeshen ekipi më i mirë shqiptar në Zvicër, FC Kosova Zürich dhe ekipi fitues i Kupës në Gjermani, FC Kosova München, përcjell albinfo.ch.
Në këtë finale do të ketë edhe shumë mysafirë të ftuar nga sporti, politika, jeta publike dhe pritet të manifestim i madh.
Organizatorët ju ftojnë të merrni pjesë në këtë ngjarje të madhe sportive për diasporën shqiptare.
E shtunë, 06.07.2019
16.00
Sportanlage Buchlern Friedhofstrasse 89 8048 Zürich