Policia e Kosovës ka shtuar numrin e patrullimeve nëpër rrugë pasi që është rritur shumë edhe numri i pjesëmarrësve në trafik.
Sipas të dhënave policore, vetëm të shtunën në pikat kufitare me Shqipërinë kanë kaluar mbi 5 mijë makina dhe mbi 20 mijë persona.
Janë mërgimtarët, por edhe qytetarët e tjerë që dalin për pushime, të cilët kanë rritur numrin e personave që po evidentohen në hyrje dhe dalje të pikave kufitare të vendit.