Të rinjtë në Zvicër kalojnë kohë gjithnjë më të gjatë para internetit. Ata rrinë aktivë nëpër mediat sociale ose në përgjithësi “lundrojnë” në internet rreth dy orë e gjysmë në ditë. Ndërsa gjatë fundjavave madje edhe tri orë e dyzet minuta, që është për 25 për qind më shumë se para dy vitesh.
Këto të dhëna i ka nxjerrë një studim i realizuar nga Shkolla e Lartë për Shkenca të Aplikuara (ZHAW). Ky studim i autorizuar nga Swisscom është marrë me qasjen ndaj mediave, të adoleshentëve nga mosha 12 deri në 19 vjeçare, nga viti 2010 deri tash. Është konstatuar se 99 për qind e këtyre të rinjve posedojnë smartfonë.
Më tutje shihet se këta telefona ata i përdorin më pak për të telefonuar ose për të shkruar sms-a ndërsa më shumë për të shikuar video dhe për të komunikuar me Messenger.
Ndër mediat sociale, me kohë ndër të rinjtë e kësaj moshe facebook-ut po ia zënë vendin gjithnjë më shumë snapchat-i dhe instagrami.