Sidomos nëpër autostrada dhe rrugë të gjata shoferët nuk i respektojnë kufijtë e shpejtësisë. Gati dy të tretat e shoferëve pranojnë se kanë kaluar normat e shpejtësisë në dymbëdhjetë muajt e fundit të paktën një herë. Vetëm një e treta e bëjnë të njëjtën në zonat urbane.
Këto statistika i tregon një studim i përbashkët i Zyrës Federale të Statistikave (FSO) dhe Këshilli Zviceran për Parandalimin e Aksidenteve (BFU). Sidomos të rinjtë i ngasin shumë shpejt automjetet e tyre, përcjell albinfo.ch.
Gjysma e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion mund të shkaktojnë një aksident për shkak të shpejtësisë së tepruar.
Pakujdesi të madhe tregojnë të rinjtë duke përdorur telefonat celularë. 22 për qind e të anketuarve specifikojnë se kanë lexuar në dymbëdhjetë muajt e fundit të paktën një herë në sms derisa po ngisnin makinat e tyre.
Në lëvizje e sipër çdo i katërti shkruan një SMS. Kjo do të vlerësohet në të gjitha grupmoshat mbi 90 për qind si e rrezikshme ose shumë e rrezikshme.
Sondazhi i përbashkët i BFS-së dhe BFU-s është kryer nga shtatori 2015 duke intervistuar 8531 shoferë.