Skip to content

Të rinjtë nga Maqedonia mësojnë për tolerancën ndërkulturore në Zvicër

Rreth 40 nxënës të pesë shkollave fillore në Ohër, Strugë, Gotivar, Shtip dhe Manastir do të jenë pjesë e kampit të 5-të ndërkulturor që do të mbahet në Fshatin e fëmijëve “Pestalozzi” në Trogen të Zvicrës.

Kampi në fjalë do të mbahet nga 3 deri më 17 korrik 2014 . Përmes aktiviteteve të ndryshme kampi do t’u mundësojë nxënësve të mësojnë në lidhje me parimet e dialogut ndërkulturor dhe të komunikimit si dhe për tolerancën në mesin e fëmijëve dhe të rinjve të kulturave të ndryshme.

Deri tani kampet ndërkulturore të organizuara nga koalicioni i organizatave rinore “SEGA” ishin përfshirë 160 nxënës nga 10 shkolla fillore dhe 5 të mesme nga  Prilepi , Dibra, Kumanova, Tetova, Kavadarci, Ohri, Struga, Gostivari, Manastiri dhe Shtipi.

Ata do të udhëtojnë në Fshatin e Fëmijëve në Trogen dhe do të jetojnë së bashku në një shtëpi gjatë  gjithë kohës duke qenë pjesë e kurseve për edukimin ndërkulturor dhe të drejtat e fëmijëve. Ata gjithashtu  do të shkëmbejnë përvojat e tyre  ndërkulturor me një grup tjetër të kolegëve të tyre nga Ukraina.

Në fund të kampit fëmijët dhe të rinjtë do të përgatisin një plan veprimi për shkëmbimin dhe transferimin e njohurive nga ajo që kanë mësuar në Zvicër  për bashkëmoshtarët e tyre në vend.