Ashtu siç ishte paralajmëruar në një organizim madhështor të rinjtë shqiptarë kanë hyrë në Librin e Rekordeve Guinness.
2017 të rinj nga qytetet e ndryshme të Shqipërisë, të ulur në formën e shkronjave ‘Albania’ kanë performuar në sinkron fenomenin e njohur në botë, “Cup Song” duke përplasur në tokë kupat plastike dhe duke thyer rekordin botëror Guinbess, raporton albinfo.ch.
Të pranishëm kanë qenë edhe anëtarët e jurisë së Librit të Rekordeve Guinness, duke konfirmuar thyerjen e rekordit. Rekordi i mëparshëm ishte nga 349 persona.