Momentalisht një grup është në Ulpianë, nga edhe kanë filluar kërkimin, teksa kanë ftuar që atyre t’iu bashkohen edhe qytetarë të tjerë.
Kujtojmë që Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke vazhduar kërkimet për Remzije Mustafën, e raportuar e zhdukur që nga 7 nëntori i këtij viti.
Që nga dita e raportimit për të zhdukur, deri më tani, njësitet policore të hetimeve kanë marrë një varg veprimesh, të cilat ende nuk kanë rezultuar me gjetjen e personit në fjalë, e lindur më 1960, shkruan lajmi.net, përcjell albinfo.ch.