Të punësuarit në sektorin publik në Kosovë janë kushtëzuar nga Qeveria për t’u vaksinuar apo në të kundërtën, nuk do të mund të shkojnë në vendet e tyre të punës pas datës 13 shtator, shkruan Albinfo.ch.
Për të shkuar në punë ata do të duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar ose janë negativ në testet për COVID-19, thuhet në vendimin e fundit të Qeverisë, të cilin e ka shpjeguar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Pas 13 shtatorit, punonjësit e institucioneve publike, të ndërmarrjeve publike, duhet të posedojnë një nga dëshmitë, si certifikata e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që t’u lejohet hyrja në ambientet e punës”, tha Vitia.