Të premten delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet të takohen në Uashington, me ftesën që u ka bërë këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brein.
E delegacioni i Kosovës, i cili kryesohet nga kryeministri Avdullah Hoti, sot është nisur drejt SHBA-së.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Hoti, përcjell Albinfo.ch.
“Po, është nisur sot”, ka thënë shkurt Beqiri.
Pjesë e ekipit të delegacionit të Kosovës, i cili do të përballet me Serbinë në tavolinën e dialogut, përveç kryeministrit Avdullah Hoti, është raportuar se do të jenë edhe dy zëvendëskryeministrat, Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj-Halimi, ministrat nga radhët e AAK-së, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj-Stublla, si dhe ministri i Infrastrukturës, Abran Abrashi.
Në delegacion është përfshirë edhe koordinatori shtetëror, Skender Hyseni dhe shefja e kabinetit të kryeministrit Hoti, Ardita Dushi.