Të paktën katër persona, duke përfshirë një vajzë humbën jetën ndërsa një numër i madh rezultojnë të plagosur në përmbytjet që ka shkaktuar shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhitë në Gjermaninë Jugore.
Stuhia goditi kryesisht Baden-Württemberg, bën të ditur Institutit gjerman meteorologjik.
Në vendin Vajsbah në një garazh nëntokësore kishte pësuar një 60-vjeçar, i cili nuk kishte arritur t’i shpëtonte stuhisë.
Në qytetin Schwaebisch Gmind kanë pësuar edhe dy persona tjerë. Sipas Shtabit të Krizës në Baden-Württemberg, një zjarrfikës i cili u përpoq për të nxjerrë njeriun nga rritja ujit në stacionit hekurudhor kishte pësuar së bashku me të.
Niveli i lumenjve në Reims dhe Jozefbah u rrit në një kohë shumë të shkurtër. Shumica e objekteve në Schwäbisch Gmind ishte përmbysur, bëjnë të ditur mediat lokale, përcjell albinfo.ch.
Shumë rrugë ishin mbuluar me baltë, llum, degët e thyera dhe disa shtëpi janë shkatërruar plotësisht.