Të paktën 25 emigrantë humbën jetën dhe 85 u shpëtuan sot në një anije të mbushur me njerëz në Mesdhe, ku përfshiheshin njerëz të kontrabanduar nga Libia në Evropë. Rojat bregdetare italiane në raportin e parë theksuan se tetë persona u mbytën.
“Një varkë është fundosur në veri të Tripolit, ku pësuan së paku 25 persona”, tha agjencia gjermane Sea Watch në Twitter.
Sipas tyre, numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh, përcjell albinfo.ch.