Të paktën 150 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur, duke përfshirë shtatë anëtarë të Ushtrisë Kombëtare Libiane, si pasojë e një stuhie të fuqishme mesdhetare që përfshiu Libinë lindore, shkruan AFP, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, duke mbyllur shkollat dhe dyqanet dhe duke vendosur një “shtetrrethim”.
Kombet e Bashkuara në Libi kanë deklaruar se po e ndiqnin stuhinë nga afër dhe, siç thanë, do të “sigurojnë ndihmë urgjente në mbështetje të përpjekjeve të reagimit në nivel lokal dhe kombëtar”.
This is #Libya . This is not "It's just weather" or "storms happen everyday around the world". This is not normal!#ClimateEmergency pic.twitter.com/h0L70FCvyZ
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) September 10, 2023