Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur një grua është plaçkitur në rrugë, në qytetin e Pejës.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të Pejës, përballë ‘Shtëpisë së Mallrave’, një femër është plaçkitur nga një turmë adoleshentësh, të cilët e sulmuan viktimën edhe me grushte, përcjell albinfo.ch.
Në një video të siguruar nga Indeksonline shihet se si vajza sulmohet fizikisht, i vidhet çanta e më pas mbetet e shtrirë në tokë.
Ndërsa ajo çfarë bie në sy është edhe mos reagimi i njerëzve të cilët kalojnë rrugës dhe nuk i ndihmojnë vajzës e cila siç duket humbi vetëdijen.
Kujtojmë që këtë vit, në Gjilan, një i moshuar kishte vdekur në rrugë, derisa kalimtarët e kishin injoruar totalisht, duke mos e ndihmuar aspak.