Pas disa vjetësh negociatash, Parlamenti përfundoi ligjin e ri për produktet e duhanit, transmeton albinfo.ch.
Shitja e duhanit do të ndalohet për të miturit. Përveç kësaj, reklamat e duhanit do të ndalohen nga gazetat, faqet e internetit për të miturit, kinematë dhe hapësirat publike.
Nëse nuk gjeneron kundërshtime, legjislacioni do të hyjë në fuqi në mesin e vitit 2023.