Stainer e njoftoi ministrin Murati për integrimin e komuniteteve në shtetin austriak, në veçanti atij shqiptar.
Në këtë takim u vlerësua lart niveli i integrimit të komunitetit tonë në Austri.
Ndërkaq, ministri Murati i njohu nikoqirët me objektivat e Ministrisë së Diasporës, në veçanti për punën që është bërë për krijimin e rrjeteve në diasporë, konkretisht krijimin e Rrjetit të bizneseve dhe atij të studentëve dhe shoqatave shqiptare në Austri.
Ministri Murati kërkoi nga Stainer që të intensifikohet bashkëpunimi me këto rrjete, thuhet në një komunikatë të MeD-it
Po ashtu, sa i përket diasporës sonë, u bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, aktiviteteve kulturore dhe investimeve.
Veçanërisht, ministri Murati u interesua për mundësinë e lirimit të pagesave të semestrit për studentët nga Kosova që studiojnë në Austri ose thjeshtësimin e procedurave të punës për këta studentë, ashtu siç u mundësohet studentëve nga Bashkimi Evropian.