Të huajt në kantonin Jura kanë fituar të drejtën që të zgjidhen në ekzekutivin e komunave ku jetojnë. Kështu kanë vendosur qytetarët me të drejtë vote në këtë kanton në referendumin e mbajtur të dielën. Në një pjesëmarrje prej 46.3 për qind, 13.623 veta kanë votuar pro dhe 11.618 kundër. Kjo e autorizon parlamentin për të rishikuar ligjin kantonal, duke e futur edhe nenin e ri.
Me këtë veprim, kantoni Jura ka marrë rol paraprijës në nivel të Zvicrës sa i përket avancimit të të drejtave të të huajve.Për t`u zgjedhur në ekzekutivin e komunave përkatëse, të huajt duhet të kenë qëndruar së paku dhjetë vjet në Zvicër dhe një vit në kantoni Jura.
Të drejtën për t`u zgjedhur në asambletë komunale të huajt në disa komuna të Jura-s e kanë që nga viti 2000. Por, për kryesitë e komunave dhe për Parlamentin e Kantonit edhe më tutje të drejtë zgjedhjeje kanë vetëm personat me shtetësi zvicerane.
Nga ana tjetër, të drejtën për të votuar në nivel komune dhe kantoni, të huajt e kanë të garantuar në kushtetutën e këtij kantoni që nga themelimi i tij, gjegjësisht që nga viti 1979.
Por, e drejta për t`u zgjedhur në ekzekutivin komunal u fitua pas përpjekjes së tretë të bërë në referendume, shkruan 20min.ch. Në vitin 1996 dhe në vitin 2007 populli e kishte hedhur poshtë me votën e tij një mundësi të tillë.
Ndërkohë që kantoni Jura e përforcon rolin e tij prej pionieri në avancimin e të huajve në sistemin politik, në kantonin Schaffhausen ka ndodhur diçka e kundërt. Me shumicë dërmuese votash (28.05 Kundër dhe vetëm 4964 Pro), populli ka kundërshtuar iniciativën e grupimit politik “Alternativen” për t`u dhënë të huajve të drejtën e votës në nivel komune.
Iniciativa kërkonte që të huajt të cilët jetojnë në këtë kanton më gjatë se pesë vite.