Parlamenti Nacional i Zvicrës, me 115 vota për dhe 48 kundër, ka votuar të enjten për rishikimin e ligjit për tatimet duke miratuar vendimin e Dhomës së Kantoneve.
Kështu që ligji është i gatshëm për votim përfundimtar.
Kjo do të thotë se tatimi paushall për të huajt e pasur do të rritet në pesë vitet e ardhshme.
Është hedhur poshtë me këtë rast një kërkesë e një pakice deputetësh të djathtë, sipas të cilës duhet të zgjatet në dhjetë vjet afati për tatimpaguesit e vjetër paushallë.
Me të renë, tatimet paushalle të të huajve të pasur do të llogariten në përpjesëtimin 7 me 1 në raport me atë sa u kushton atyre banimi.