Shoqëria civile, intelektualë dhe përfaqësues të opozitës kanë njoftuar se të hënën do të protestohet kundër dhunës së grave, pas rastit të dhunimit të një vajze nga djali i deputetit socialist.
Në një konferencë për media të mbajtur para kryeministrisë, organizatorët u bënë thirrje qytetarëve të dalin të hënën në protestë kundër dhunës së grave dhe në shenjë sensibilizimi me Xhisiela Malokun. Kujtojmë që Xhisiela Maloku u dhunua nga Rrahja, duke u djegur dhe me cigare në trup, ndërsa rastin e saj e bëri publike mediatikisht ish-efektivi i policisë, Emiljano Nuhu.