Në këtë festival, do të paraqiten vepra nga Europa Lindore së bashku me Florim Brajshorin nga Festivali i filmit të shkurtër SWIKOS të Bazelit, shkruan Albinfo.ch.
Këta filma janë një fokus i vendit dhe pjesë e programit të zgjeruar të festivalit.
“Është paraparë edhe një aperitiv pas prezantimit të kinemasë me verëra nga vendet e origjinës së filmave në përmbyllje të mbrëmjes. Më pas do të ketë një argëtim në “Gässli Filmhaus”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të festialit.
Gjithashtu çmimi i biletave për të shikuar filmat është 15 CHF.
Albinfo.ch do të ju sjell më poshtë edhe programin e filmave:
“Atila” nga Bernart Laze | Shqipëri 19 min
Kodi i Votimit: FILM 51
“Dialoge” nga Gábor Fabricus | Hungari | 7 min
Kodi i Votimit: FILM 52
“Nadezhda” nga Genoveva Krumova | Bullgari 8 min
Kodi i Votimit: FILM 53
«On The Sunny Side Of The Alps» nga James Citizen | Slloveni 15 min
Kodi i Votimit: FILM 54
«Rules of Art» nga Sabedin Selmani. | Maqedoni | 19,50 min
Kodi i votimit: FILM 55
«The Beast» nga Miroslav Sikavica | Kroaci 14 min
Kodi i Votimit: FILM 56
“Tisa” nga Valter Lucaj. | Kosovë | 21 min
Kodi i Votimit: FILM 57