Kur dy turistët kinezë ranë në sy se të gjitha pagesa, përfshirë edhe hoteli që kushtonte 70 euro nata, i bënin me monedha një euro, ata u bënë të dyshimtë dhe u lajmërua policia.
Pas kontrollit në hotelin ku ata po qëndronin, në Bagnolet afër Parisit, në Francë, policët gjejnë 3700 euro, që të gjitha në monedha prej një eurosh.
Dyshimi i parë ishte se paratë mund të ishin të falsifikuara dhe për këtë dy kinezët u arrestuan. Por, pasi bëhet kontrollimi i tyre del se çdo gjë ishte në rregull dhe se kinezët i mbanin ato monedha në mënyrë krejtësisht legale.
Mendohet se eurot në monedha ata i kanë nga vendet ku bëhet riciklimi i automobilave evropianë në Kinë. Në makinat që shkatërrohen për riciklim punëtorët gjithmonë gjejnë monedha prej një euroje.