Sot kanë përfunduar të gjitha ndeshjet në grupe të Kampionatit Evropian, ku janë përcaktuar të gjitha çiftet e 1/8 e finales, shkruan albinfo.ch.
Zvicra, ku luan Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi do të përballet me kampionen e botës, Francën.
Super duel do të jetë ndërmjet Anglisë dhe Gjermanisë. Po ashtu sfidë shumë interesante është mes Belgjikës dhe Portugalisë, si dhe Kroacisë e Spanjës.
1/8 e finales
Zvicra-Franca
Anglia-Gjermania
Italia-Austria
Kroacia-Spanja
Suedia-Ukraina
Uellsi-Danimarka
Belgjika-Portugalia
Holanda-Republika e Çekisë