Dy muaj e gjysmë para zgjedhjeve federale, të Gjelbërit i ekzaminojnë gjashtë kandidatura për Këshillin Federal. Të interesuarit vlerësojnë gjithë përvojën e tyre në mesin e ekzekutivit. Partia do të rrëmbejë një vend të qeverisë të partive PLR ose UDC/SVP.
Bëhet, pra, fjalë për ish-këshilltarin i qeverisë së Gjenevës, Robert Cramer, për kryetarin e Këshillit të Shtetit të Basel-City, Guy Morin, për këshilltaren shtetërore të Aargaut, Susanne Hochuli, për këshilltaren shtetërore të Cyrihut, Ruth Genner, për drejtorin e Arsimit, Pulver Berner Bernhard dhe ish-këshilltarin shtetëror në Zug, Hanspeter Uster.
Të gjithë janë të gatshëm të fitojnë sfidën e zgjedhjeve për Këshillin Federal, thotë presidenti i partisë, Ueli Leuenberger, për mediat zvicerane.