Tre shqiptarë (25, 25, 28) kanë dalë para gjykatës, pasi siç thuhet kanë tentuar të hynë në një apartament në Marienstrasse të Gjermanisë, shkruan ‘aus-suederelbe.de’.
Por, një dëshmitar i ka vëzhguar me kujdes dhe ka raportuar policinë të cilët kanë reaguar menjëherë, përcjell albinfo.ch.
Policia i ka arrestuar ata në rrugën Knoop, derisa te njëri prej tyre kanë gjetur edhe një kaçavidë, derisa ka vizituar edhe banesën të cilën kishin dashur ta thyejnë.
Dy 25-vjeçarët edhe më parë ishin të akuzuar për vjedhje në apartamente, kurse tashmë ndaj tre të dyshuarve është hapur rasti, derisa hetimet e mëtutjeshme do të kryhen nga Soko Castle.