Trump u ka thënë gazetarëve se tani muzika e Taylor i pëlqen rreth 25 për qind më pak. 28 vjeçarja kryesisht është përmbajtur nga komentet rreth ngjarjeve politike, por së fundi deklaroi se ngjarjet në dy vjetët e fundit vërtet ia kanë ndryshuar mendjen. Swift të dielën komentoi situatën në vend duke i përkrahur demokratët në shtetin e saj Tennessee, në një postim në Instagram e ku ka 112 milionë ndjekës. Postimi i saj është pëlqyer rreth 2 milionë herë, përfshirë nga figurat e njohura si Chrissy Teigen, Katy Perry dhe Reese Witherspoon.
Swift mes tjerash nuk kishte përkrahur asnjë kandidat në zgjedhjet presidenciale të 2016- për dallim nga Beyonce dhe Lady Gaga që ishin rreshtuar pas HIllary Clinton.